Vizituan Prekazin, Veteranët e luftës së Kroacisë përkulën para varrit të Adem Jasharit

Shpërndaje

Veteranët e Kroacisë janë përkulur para varrit të Adem Jasharit.

Veteranët e luftës së Kroacisë këto ditë por qëndrojnë në Kosovë, të cilët kanë ardhë me motoçikleta në shenjë falenderimi ndaj shqiptarëve për ndihmën e dhënë Kroacisë në luftën për liri, shkruan Drenica Press.

Por gjatë ditës së sotme me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, veteranët e luftës së Kroacisë kanë vizituar Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ku së bashku me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, bën nderime para varrit të Komandanti Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Poashtu veteranët bën vizitë edhe shtëpive muze të Jasharajve, ku panë nga afër gjithë sakrificën e Familjes Jashari.