Xherdan Shaqiri e uron Fitër Bajramin në tri gjuhë

Shpërndaje

Mesfushori nga Kosova i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka uruar gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e Fitër Bajramit.

Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, Xherdani ka uruar myslimanët për Bajram, teksa një pjesë e urimit ishte në gjuhën shqipe.

Gjilanasi e uroi Bajramin me një fotografi ku shihet duke ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri e fiton Ligën e Kampionëve me skuadrën angleze të shtunën e kaluar duke e mundur në ndeshjen finale Tottenhamin me rezultat 2:0. /Zëri.info