Zaev për iftar tek Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan (FOTO)

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ishte mysafir special në iftarin e Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri njoftoi se sheiku do të investon në Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të qeverisë shpreha gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar edhe një herë vlerat thelbësore të vendit tonë, të tilla si pozita e shkëlqyer gjeografik, fleksibilitet ekonomik për investime, popullin punëtorë dhe mozaikun e kulturave dhe komuniteteve që jetojnë tek ne”, tha Zaev.

Delegacioni shtetëror ku bën pjesë ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski, me ndërmjetësim të sheikut kanë realizuar takime me disa kompani nga Dubai dhe Abu Dhabi, të cilat ka mundësi që të investojnë në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut.