Avokati Raufi: “Bombat” për rastin Mon*stra do të dëshmojnë se të akuzuarit janë të pafajshëm

Shpërndaje

Naser Raufi, avokati mbrojtës i të aku*zarve të rastit “Mon*stra” pas paralajmërimit të prokurores speciale Fatime Fetai, se do të dëgjohen përgjimet që i posedojnë në lidhje me vr*asjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, ai theksoi se pas dëgjimit të tyre do të vërtetohet se të aku*zuarit nuk e kanë kryer veprën, gjegjësisht nuk i kan vr*arë fëmijët dhe peshkatarin natën e kobshme. Neve si palë mbrojtëse na gëzon fakti që PSP ka paralajmëruar “bombat”, se ato do të jenë pjesë e dëshmive materiale në procedurë. Ne si palë mbrojtëse shpresojmë se ato përgjime do të na ndohmojnë të dëshmojmë të kundërtën ka thënë Naser Raufi. Ai ka theksuar se pas dëgjimit do të mund ti përdorin përgjimet e paligjshme si dëshmi të tyre me qëllim që të vërtetohet se të aku*zuarit nuk e kanë kryer një vepër të tillë. Për vr*asjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u gjetën të vr*arë: Kire Triçkovski, Filip Slavovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovskio, me bur*gim të përjetshëm janë dën*uar të akuazaurit Alil Demiri, Afri dhe Agim Ismajloviq, Ezim dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 ka ndërprerë aktvendimet, dhe ka liruar nga bur*gu të dën*uarit: Agim Ismajloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, ku u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të akvendimit, rastin “Mon*stra” e ka marrë përsipër PSP-ja, ku u kthye për rigjykim.