Daçiç i çudit të gjithë: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.

Derisa po mbahet Samiti i Pozhnanit në Poloni, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se edhe Dacic është pro vendimit që ndaj Kosovës të ndodhë liberalizimi i vizave.

Gjithnjë sipas Pacollit, Dacic këtë e ka përmendur madje 2 herë se Kosova meriton liberalizimin e vizave..
”Edhe Ivica Daçiq në ekspozimin e tij e përmend dy herë se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Ai ka një zbutje edhe nga e Beogradit që më lë të kuptojë se pas tentimeve barbare të ditëve të fundit e ka kuptuar se të gjitha inskenimet dhe veprimet që ka bërë nuk qëndrojnë dhe duhet t’i kthehet normalitetit dhe normaliteti është akcetipimi i realitetit se Kosova është e pavarur”, ka thënë Pacolli në Info Magazina me Kushtrim Sadikun.

Pacolli ka thënë se zyrtarët serbë duhet t’i lënë tentimet e konspiracionit dhe t’i kthehen realitetit se Kosova është e pavarur dhe sovrane.