Ja kush janë biznesmenët e reketimit nga Boki13 dhe Katica Janeva – shuma arrinë deri 5 milionë euro!

Shpërndaje

Reketi i grupës Boki 13, Zoran Milevski dhe shefja e PSP-së Katica Janeva, nuk ka përfunduar tek biznesmeni Jordan Kamçev i cili rastin e ka paraqitur në Prokurori, mëson Lider nga burime shumë të afërta nga PP, përcjellë Zhurnal.

Përpos Kamçev, janë reketuar edhe dhjetëra biznesmenë të tjerë dhe kompani të cilët kanë paguar reket të përbashkët prej mbi 5 milion euro. Siç vërtetojnë këto burime, ekziston indicje që PTHP të zgjerojë rastin për reketin prokuroro-mediatik, por kjo po bllokohet nga një rreth i lartë politik në pushtet, sepse në këtë hetim të zgjeruar, Janeva do të dëmtohet po se po, por edhe së paku dy funksionarë të lartë të LSDM-së, me siguri deputetë.

Burimet brifojnë se gjatë kontrollit të djeshëm në kompjuterin e Jovanovskit janë gjetur materiale komprometuese për mbi pesëdhjetë biznesmenë të njohur, ndërsa ka patur dhe inçizime me përmbajtje seksuale. Siç mësohet, pjesë e materialeve që ka poseduar Boki 13, janë në formatin që aludohet se janë marë nga MPB.

Kjo sjellë indicje se në reket janë përfshirë funksionarë të lartë të pushtetit që janë të lidhur me shërbimet e sigurisë. Përpos materialeve nga PSP, reketi është bërë edhe me materiale të nxjera nga MPB dhe policia financiare.

Jozyrtarisht mësohet se kjo grupë e reketashëve ka marë para nga shtypshkronja “Evropa 92”, pronar i së cilës është Ratko Dimitrovski, i cili ka paguar reket 500.000 euro që PSP t’ia kthejë pasaportën dhe të mos e ndjekë për rastin “Banka Postare”.

Është reketuar gjithashtu edhe pronari i “NOEL” nga Gjevgjelia, Tome Gllavçev i cili ka paguar hiç më pak se 1 milion euro, për KAtica Janevën dhe PSP-në, transmeton Zhurnal.

Siç mësohet, viktimë e reketit ka qenë edhe Cvetan Pandeleski, pronar i “Lozar Pelisterka”, i cili së bashku me Kamçev ishte i dyshuar tek rasti “Imperia”. Për t’iu kthyer pasaporta dhe për të mos e ndjekur më, Pandeleski ka paguar 1,5 milion euro.

Është reketuar gjithashtu edhe biznesmeni Vlladimir Todoroviq, pronar i “Tineks”, nga i cili kanë marë 200.000 euro. Më tej, është reketuar edhe Siljan Micevski i cili siç thuhet, ka paguar reket prej 2 milion eurove, që të mos lidhet me ndonjë rast të PSP-së.

Viktimë e reketit ka qenë madje edhe kompania e mirënjohur nga Struga, “Trim & Lum”, e cila siç thuhet, ka paguar 800.000 euro.

Pritet që ditëve në vijim të gjithë këto biznesmenë të dëshmojnë për këtë reket.

Lexo më tepër: KËTU