Ja pse po zhvillohet aksioni i madh i Policisë në shumë pjesë të Kosovës

Shpërndaje

Policia e Kosovës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar një operacion të madh në shumë pjesë të territorit të vendit.Burime të Gazeta Blic brenda Policisë, bëjnë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar për kapjen e armëve pa leje.Sipas këtij burimi, aksioni është shumë i madh dhe synohet që të kapen një sasi e madhe e armatimit në pjesë të ndryshme të vendit.

Më herët për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi e konfirmoi këtë aksion, por nuk dha detaje.Ai tha se nuk të flas deri në përfundimin e aksionit, për shkak se mund të ketë implikime në aksion.Krasniqi për Gazeta Blic, ka thënë se shumë shpejt pritet të përfundojë ky aksion dhe do të dalin me komunikatë për media.
“Po, mund ta konfirmoj që është duke u ndërmarrë një aksion. Kaq tani për tani, pasi që nuk mund të jap informata tjera, për shkak se mund të ketë dëmtime në aksion. Shumë shpejt pritet të përfundojë dhe do të dalim me komunikatë për media”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi për Gazeta Blic.Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion gjatë orëve në vazhdim.