Lënda për rastin e Almirit shkon në Gjykatën e Apelit

Shpërndaje

Ende nuk është ankimuar vendimi i rastit të Almirit tek Gjykata e Apelit. Vendimi për vr*asjen e Almirit 4 vjeçar ende nuk është bërë i plotfuqishëm, që të mund të dërgohet ankesë në Gjykatën e Apelit. Siç bënë të ditur avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, sapo të kenë marrë vendimin në formë të shkruar nga Gjykata Themelore e Kumanovës, të njëjtën do ta ankimojnë, pasi vendimi për vr*asësin e Almirit sipas tyre është i padrejtë.

Fillimisht gjykata e shkallës së dytë e ktheu lëndën nga e para, për shkak se kishte hasur në lëshime, gjatë mbarëvajtjes së procesit të gjykimit. Në gjykimin fillestar bazë për dë*nimin e Boban Iliqit, i cili e shtypi Almirin për vdekje, kishin qenë ekspertizat neuropsikiatrike dhe teknike, të punuar nga ekspertë të cilët gjatë kohës kur kishin punuar mbi ekspertizat kishin qenë me licencë jo valide.

Boban Iliqi ishte dë*nuar me vetëm 6 vite bu*rg edhe përkundër videos që ishte publikuar në opinion ku shihej se si Iliq godet me makinën e tij familjen Aliu, e cila rezultoi me marrjen e një jete, atë të 4 vjeçarit Almirit. Por me heqje lirie ishin dë*nuar edhe familjarët e Almirit, babai Sedati me 6 muaj bu*rg dhe dy kushërinjtë Abdulla dhe Sami Demiri me nga 9 muaj bu*rg.

Edhe pse lënda u kthye nga e para dhe gjykata e shkallës së dytë kishte propozuar të mos merren parasysh ekspertizat e punuara nga ekspertë pa licenca, Gjykata e Kumanovës mori për bazë po të njëjtat ekspertiza dhe shqiptoi po të njëjtat dë*nime.

Kjo gjë shkaktoi revoltë tek familja Aliu, pasi sipas tyre vr*asësi i djalit të tyre nuk e ka marrë dë*nimin e merituar. Por, ata siguruan që do t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore si në vend dhe jashtë tij, deri sa të fitojnë drejtësi për këtë rast.

I pakënaqur nga ky vendim kishte ngelur edhe kryeministri Zoran Zaev. Para disa ditësh deklaroi se ai personalisht nuk ka qenë i kënaqur nga vendimi i gjykatës për të dë*nuar me gjashtë vite bu*rg vr*asësin e Almir Aliut. Ai madje tha se në vendin tonë duhet të barazohet drejtësia dhe shprehi hidhërimin e tij për drejtësi selektive, duke bërë krahasim me rastin e Sazdovskit, ku të akuzuarit u dë*nuan me nga 19 vite bu*rg.