Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, ç’pritet të ndodhë sot

Shpërndaje

Pasi Ramush Haradinaj komunikoi dje dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk përcolli asnjë reagim.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Vuçiç ka mbledhur dje të gjithë udhëheqësit serbë gjatë, duke u takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviç.

Pas kësaj mbledhje urgjente, pritet që sot Vuçiç të dalë në një konferencë për mediat, lidhur me qëndrimin e tij për aktin e Haradinajt.

Haradinaj thotë se vendimi vjen pas një thirrjeje për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar.