Lëvizja Vetëvendosje u bën “bllok” këtyre partive

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e VV-së Ismajl Kurteshi, pohon se nga partia e tij janë për koalicion me partinë e Isa Mustafës, LDK-në mirëpo sipas tij për këtë pritet të vendoset në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili pritet të mbahet brenda pak ditësh.Ai për Gazeta Blic ka theksuar se kanë vija të kuqe për partitë që kanë qenë deri tash në pushtet.“Ende nuk është caktuar se me cilën parti të bëhet koalicion, për këtë vendis Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe jo një individ. Në mbledhjen e Këshillit do të trajtohen të gjitha çështjet e nevojshme dhe aty do të vendoset për koalicion, megjithëse ka disponim që të bëhet koalicion me LDK-në, por asesi me partitë që deri tani kanë qenë në qeveri”, ka thënë Kurteshi për Gazeta Blic.

Ndryshe, zgjedhjet të parakohshme, po i shohin si rrugë të vetme për të tejkaluar këtë situatë edhe dy partneret e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli nga PDK dhe Fatmir Limaj nga NISMA.Aktualisht, e gjithë situata është në dorë të Presidentit Hashim Thaçi, i cili pritet t’i therras në takim lideret e partive politike në vend për të negociuar lidhur me datën e zgjedhjeve.“Gazeta Blic” duke ju referuar burimeve të afërta me Presidentin Thaçi, ka raportuar sot se do të mundohet sa më shumë të jetë e mundur të zvarrisë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Dhe kjo, me qëllimin e vetëm që ai të vazhdojë bisedimet me Serbinë i papenguar nga askush.

“Thaçi do të mundohet që të formojë qeverinë e re, pa pasur nevojë fare të shkojë në zgjedhje. Nëse ky plan i dështon, ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të blejë kohë”, thonë këto burime të Gazetës Blic.Ndërkohë, derisa AAK, VV, LDK, PSD e Nisma po kërkojnë zgjedhje të reja, ai deri më tani nuk e ka dhënë asnjë deklaratë.Krejt çka ka deklaruar Hashim Thaçi, që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, është në lidhje me ftesat e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se së fundi janë ftuar disa ish- drejtues të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij”, ka shkruar ai Thaçi.