Ministria e Punëve të Brendshme shkel ligjin për gjuhët, gjuha shqipe “ASKUNDI”!

Shpërndaje

Reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat janë ndarë të revoltuar pas evenimentit të fundit ku është promovuar Revista shkencore profesionale ‘Siguria’, njofton albazone.mk. Në këtë eveniment ka marrë pjesë edhe zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu së bashku me Ministrin Oliver Spasov, ku nuk është respektuar fare gjuha shqipe. Pjesëmarrësit shqiptarë, kanë kërkuar që të respektohet gjuha shqipe, duke kërkuar përkthim, ndërsa organizatorët kanë refuzuar duke thënë që ky eveniment mbahet vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa për gjuhën shqipe nuk janë koordinuar pasi kanë mungesë të gjërave teknike. Ky veprim ka revoltuar të pranishmit shqiptar, të cilët kanë reaguar, dhe kanë bërë të ditur që funksionarët e BDI-së nuk e respektojnë ligjin për zbatimin e gjuhëve. Kritika të shumta janë hedhur për zëvendësministrin Agim Nuhiu, i cili edhe pse ka dëgjuar kritikat, nuk ka marrë ndonjë veprim për të siguruar sado pak përkthim edhe në gjuhën shqipe./albazone.mk/