Po finalizohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari (Foto)

Shpërndaje

Në nëntor të këtij viti Drenasi do të pasurohet edhe me tri shtatore, atë Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Shaban Jasharit dhe Hamëz Jasharit. Statujat e këtyre të fundit kanë përfunduar e në këtë proces po kalon edhe ajo e Adem Jasharit, Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Drenasit,Ramiz Lladrovci. “Pas finalizimit të shtatoreve të Bacës Shaban e Hamzës, edhe shtatorja e Komandantit legjendar ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj të trijat në bronz. Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, përjetësisht do t’i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria. Lavdi e përjetshme Jasharajve legjendar!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. Në Drenas janë të vendosura shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit dhe e Ilaz Kodrës.

Por ajo se çfarë mund të shihet edhe nga fotot e shtatores së Adem Jasharit është fakti se i mungojnë dy elementet kryesore të komandantit legjendar, pra arma dhe mjekra.