Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni (KRRE) ka vendosur që çmimet me pakicë të derivateve të naftës të rriten, njofton Telegrafi Maqedoni.

Eurosuper BS-95 do shitet me 68.5 denarë pasi do të ketë rritje prej 1.5 denarëve nga çmimi i deritanishëm. Vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për një denar për litër.

Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim 70.5 denarë. Dizeli do të shitet me 61.5 denarë për litër.

Mazuti do të ketë ritje poashtu. Me ndryshimet e reja, çmimi do të jetë 34.849 denarë për kilogram.