Sela dhe Kasami u takuan me zyrtarin e lartë amerikan Riker

Shpërndaje

Krerët e lartë të Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes BESA sot takuan bashkërisht ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja Kate Burns. Në këtë takim siç mësohet është biseduar për zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë kërkesat e opozitës shqiptare për Prokurorinë Speciale dhe ndryshimet e paralajmëruara ligjore, si dhe tema të tjera që ndërlidhien me eurointegrimet.