Turqia hapë më shumë se 500 puse të ujit në Afrikë

Shpërndaje

Turqia ka hapur gjithsej 505 puse të ujit në Afrikë për të mundësuar ujë të pastër për miliona njerëz, njoftojnë nga Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Puset në Niger, Mali, Burkina Faso, Mauritani, Somali and Somaliland u hapën nën udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit për Punë Hidraulike (DSI), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Fondacioni Diyanet i Turqisë dhe nga organizata joqeveritare tjera.

Nga ministria thonë se 258 nga 505 puset u hapën në Niger, 102 në Mauritani, 84 në Burkina Faso, 36, në Mali, 20 në Somali dhe 5 në Somaliland.

Puset në mbarë kontinentin plotësojnë nevojat e 1,8 milionë njerëzve, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Agjencitë turke gjithashtu kanë hapur edhe nga tre puse në Somali dhe Sudan dhe një në Xhibuti për qëllime stërvitore.

Gjithashtu, në Turqi janë stërvitur inxhinierë nga Sudani dhe Etiopia si dhe ekspertë nga Tunizia për teknikat e shpimit të puseve.