VMRO-DPMNE: Janeva e pranoi se PSP ka qenë biznes për “REKET”

Shpërndaje

Nga partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja, reaguan se Janeva, PPS-në e ka shndërruar në biznes për reket dhe e akuzuan se ajo është bashkëpunëtore dhe se i mbështet personat që kryejnë reket.

“Katica Janeva e pranoi se PPS-në e ka shndërruar në biznes për reket dhe se atje janë të vendosur kriminelët më të mëdhenj të vendit që kanë reketuar në emër të saj. Por Janeva vendosi që t’i mbrojë dhe të mos tregoj kush janë ata. Në mënyrë praktike edhe një herë tregon dhe dëshmon se ajo është bashkëpunëtore dhe se i mbështet ata persona që të bëjnë reket dhe të kryejnë këtë krim. Dhe praktikisht ajo është fajtore për këtë”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski./TV21