Zaev: Nuk pash kurrfarë shkaku që të pranoj dorëheqjen nga Rashkovski

Shpërndaje

Absolutisht nuk pashë kurrfarë shkaku që të pranoj dorëheqjen nga Rashkovski, i cili dy herë erdhi dhe më tha “nuk e kuptoj politikën, unë vij nga Universiteti, nuk kam qenë në funksione udhëheqëse politike, nëse është politikisht e drejtë unë jam i gatshëm që të largohem”, u përgjigj sot kryeministri Zoran Zaev, në seancën e 107-të të Kuvendit, në pyetjen e deputetes së VMRO-DPMNE-së opozitare, Liljana Zaturovska, se pse nuk ka kërkuar përgjegjësi nga Rashkovski pas skandalit me videot e publikuara.

“Blerja e pajisjeve të radarit në M-NAV, komplet me vendim për zgjedhje në blerje publike, ka përfunduar në vitin 2016. Qeveria dhe sekretari i përgjithshëm janë në zyrën e Qeverisë nga 1 qershori i vitit 2017. Blerja publike ka përfunduar atëherë, nga drejtori, i cili është babai i ish ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Popovski. Biseda ishte bërë me qëllim që të binden drejtorët e M-NAV që të nënshkruajnë marrëveshje dhe ato të zbatohen. Por duke e ditur se pushteti bandit ishte paraparkisht dhe nuk është aq e lehtë, kanë hyrë në zbatimin dhe për këtë janë caktuar mbledhjet. Unë kam mbajtur takim me M-NAV për këtë çështje duke folur “hajde njerëz duhet të realizohet, keni para, linjë kredituese, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ishte konsultuese në gjithë procedurën dhe duhet të realizohet. Absolutisht nuk mund të thuhet se dikush ka kërkuar provizion së pari në të mbyllur, ndërsa e dyta për tetë persona të cilët ulen në takim”, theksoi kryeministri.

Zaevi theksoi se zbatohet hetim edhe në Antikorrupsion edhe në Prokurori për keqpërdorim eventual, por se ekziston edhe hetim për incizim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të incizimeve.

“Absolutisht nuk kam parë përgjegjësinë, që të kërkoj përgjegjësi ose të pranoj përgjegjësi të ofruar”, potencoi kryeministri.

Zaturovska, theksoi se në vend se përgjegjësit t’i ndjekin ata që kanë bërë krim ata i ndjekin ata të cilët e zbulojnë krimin.

“Kështu, në atë mënyrë edhe zotëri Rashkovski tha – obobooo, kanë montuar e kështu me radhë… Nuk mund të qeverisni tri vite në mënyrën në të cilën qeverisni. Ta shtypni popullin që të mundeni ju ashtu lirshëm të notoni në ujërat e krimit. Nuk mundeni ju që ta amnistoni Rashkovskin për diçka që i gjithë opinioni e dëgjon. Vetëm te ne ka vlera kështu të montuara në sferën e së drejtës përderisa PP, e cila duhej të merrej me këtë rast, e shohim se nuk është askund, mundohet me Antikorrupsionin, grumbullon disa materiale, kjo është me qëllim që të zvarritet procesi dhe në vend që përgjegjësit t’i ndjekin ata të cilët kanë bërë krime ata i ndjekin ata të cilët e zbulojnë krimin. Vlera të tilla të montuara kemi në shtetin tonë. Për atë dëshironi që ta leni zotëri Rashkovskin i cili shkon sipas modelit tuaj, ndërsa ne do të premë, do të montojmë, do të ngjisim dhe do të shtojmë”, theksoi deputetja.