ASH pyet Spasovskin dhe Nuhiun: Kush është inspektori që shet …?

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një komunikate pr media shprehë shqetësimin e sajë për mungesën e informacionit nga ana e MPB-së lidhur me rastin e veturës së inspektorit me të cilën transportoheshin lëndë narkotike në Tetovë.

“Edhe pas më shumë se një javë organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin e lartpërmendur. Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?”, thonë nga ASH=-ja, transmeton Koha.mk

ASH, thuhet më tej në Komunikatë në vazhdimësi ka dënuar rastet e këtilla dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe prokuroria por opinioni ende nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtarë.

“Dilemat dhe dyshimet tona janë të bazuara në faktin se mungesa e transparencës për rastin në fjalë kanë të bëjnë me presionin politikë nga ana e BDI-së gjithnjë duke u bazuar në informacione jo-zyrtare të plasuara me media se vetura me të cilën është transportuar dhe shitur lëndë narkotike është pronë e një funksionari partiak të BDI-së nga Gostivari. Kërkojmë nga Ministri Oliver Spasovski dhe zv.Ministri Agim Nuhiu që të japin përgjigje se cilat masa janë ndërmarrë nga ana e Ministrisë ndaj pjesëtarit të tyre dhe në cilën fazë të procedimi gjendet lënda përkatëse?”, thuhet në komunikatën e AH-së.