Fetai: Secili që shkel Ligjin, patjetër të përgjigjet (Video)

Shpërndaje

“Kjo që po ndodh mund të jetë një tregues i mirë se gjithsecili që ka shkelur ligjin do të bart përgjegjësi dhe se gjërat po shkojnë në drejtim pozitiv në shtetin tonë. Askush nuk është i paprekshëm. Megjithatë nga ana tjetër, përgjegjësia penale individuale e njërit nga prokurorët në PSP, nuk mund të jetë shkak që të harrohet krimi që është bërë në shtetin tonë në periudhën e fundit. Ekipi i PSP-së është i përkushtuar në luftën për drejtësi dhe ne vazhdojmë me atë që është punë e jona”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore e PSP-së.