Javë kyçe për statusin dhe lëndët e PSP-së

Shpërndaje

Fati i PSP-së varet nga Ligji për Prokurori publike dhe do të zgjidhet këtë javë mes pushtetit dhe opozitës në takime pune dhe në seancë kuvendore, ndërsa duke pasur parasysh kërkesat e fundit të avokatëve të mbrojtjes në lëndët që i udhëheq PSP-ja për ndërprerje të procedurave do të pritet edhe zgjidhja e situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuara e tretë në rastin “Zhvatja”, shkruan KOHA.

Për tejkalimin e diferencave për Ligjin për PS, grupet punuese të pushtetit dhe opozitës do të bisedojnë sot, pas së cilës debati shpërngulet në Kuvend, ku seanca kuvendore për propozim-ligjin është caktuar për të martën pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv.

Anëtari i Këshillit qendror të LSDM-së dje tha se ka pritje dhe shpresë se duhet të arrijë deri në marrëveshje mes grupeve punuese dhe VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të miratohet Ligji për Prokurori publike.

Ndërkaq, zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Sotillkovski i pyetur se cilat janë pritjet nga bisedat e sotme në grupet punuese për Ligjin për Prokurori, tha se presin seriozitet dhe mirëkuptim të nevojës dhe të momentit të miratimit të një ligji të tillë.

Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet të caktojë seancë, në të cilën do të vendoset rreth raportit të Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri më tani në parahetim dhe hetimin për “Zhvatja”.

Kryetari i Këshillit, Kole Shterriev, javën e kaluar ka informuar se tek ata është dorëzuar raport, por se nuk janë kompletuar regjistrimet për aktivitetet që janë ndërmarrë në parahetim dhe hetimi në për rastin në të cilin është i dyshuar edhe prokurorja speciale publike, Katica Jjaneva.

Raport, i përgatitur nga Prokuroria, që e udhëheq Vilma Ruskoska përmban kontrolle të ngjarjeve dhe veprimeve të ndërmarra lidhur me masat e deritanishme për “Reket”, për të cilin dyshohen edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. (koha.mk)