Katër orë ka zgjatur marrja në pyetje e Katica Janevës, më pas i caktohet 30 ditë parabu.rgim

Shpërndaje

Rreth katër orë ka zgjatur marrja në pyetje të shefes së dyshuar të Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e cila ishte i shoqëruar nga avokati i saj Stevan Pavleski, është diskutuar për masën e parabur*gimit, tha Prokurorja nga Prokuroria për ndjekjen e kr*imit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska, përcjell TetovaSot.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar 30 ditë parabur*gim Katica Janevs, që është kërkuar nga Prokuroria Publike me dyshimin e arsyeshëm të abuzimit të detyrës dhe kompetencave, për përfitime personale.

Ruskoska pasi doli nga Gjykata Penale, theksoi se në këtë moment ishte e domosdoshme të caktohet masa e parabur*gimit për Katica Janevën.

Ajo tha se deri më tani nuk ka të dyshuar të tjerë në rastin “Reket”, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shtrihet edhe tek personat tjerë të dyshuar.