Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën para publikut rus

Shpërndaje

Këngëtarja Inis Neziri po mahnit skenat ndërkombëtare me zërin e saj.

Pas fitimit të vendit të parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’ 2018 në Rumani, Neziri po e përfaqëson Shqipërinë denjësisht në garën “New Wawe” në Rusi.

Këngëtarja shqiptare raportohet se është vlerësuar me pikët maksimale nga juria për dy net rresht.

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar.

Inis Neziri e filloi karrierën e saj tek ‘Gjeniu i Vogël 5’ ku arriti të rrëmbejë çmimin e parë. Dhe suksesi i këngëtares në karrierën muzikore është rritur akoma më shumë.

VIDEO