Lëvizja BESA: Qeveria nuk e respekton gjuhën shqipe (Video)

Shpërndaje

Edhe përkundër faktit se kaluan disa muaj që nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe obligimin e që ka Qeveria për të respektuar dhe implementuar të njejtin, sot jemi pikërisht para Ministrisë së Financave ku ashtu si mund të shihni këtu ende nuk respektohet ligji i gjuhëve pasi që nuk është vendosur shkrimi në gjuhën shqipe, thoonë nga Lëvizja BESA.

“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga radhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe
implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.

Për t’i kujtuar udhëhqësit e kësaj Ministrisë së Financave se duhet të respektojnë ligjin për përdorimin e gjuheve, ne u kemi sjellë një pllake të shkruar në gjuhën shqipe, që të shërbejë si kujtesë për vendosjen e pllakës zyrtare nga ana e Qeverisë”, theksojnë nga BESA.