Mickoski flet për rastin “Mon.stra”, akuzon Zaevin për mashtrim

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me rastin “Mon.stra” duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev. Ai ka thënë se Zaev ka mashtruar familjarët e fëmijëve që u vr.anë në Liqenin e Smilkovës, duke i dhënë shpresa të rrejshme se do ta mësojnë të vërtetën e tij.

“Nëse kryeministrit Zaev i vjen shumë keq nga lajmet e rrejshme, atëherë jam i sigurt se familjarëve të fëmijëve të vr.arë në Liqenin e Smilkovës do ti vij edhe më keq për gënjeshtrat që ia ka thënë Zaev, që rrinte me ta, i shihte në sy dhe i premtonte se ai është ai që e dinte të vërtetën për vra.sësit e vërtetë dhe se ata që i liroi nuk janë, për shkak se bëri pazar për lirimin e tyre…”, theksoi ndër të tjera Mickoski.

Lidhur me këtë rast, prokurorja speciale, Fatime Fetai paralajmëroi se në seancën e 5 shtatorit do të fillojë të publikojë biseda të përgjuara lidhur me këtë rast. Ajo tha se janë 38 mijë biseda të përgjuara dhe porosi SMS të lidhura me rastin e Smilkovës.