Ndihmoi qytetarin të kurohej në Turqi, kryeministri Rama merr mesazhin e veçantë në privat (Foto)

Shpërndaje

Një qytetare ka falenderuar privatisht kryeministrin Edi Rama që ndihmoi në kurimin e shtetasit Ramazan Rama.

Qytetarja kishte alarmuar kryeministrin për gjendjen e rëndë shëndetësore të të afërmit të sëmurë dhe me ndërhyrjen e kreut të qeverisë Ramazani u dërgua për kurim në Turqi.

Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses dhe Ramazani është shëruar. Për këtë qytetarja falenderon Ramën, duke i uruar jetë të gjatë këtij të fundit dhe vogëlushit Zaho.