Neziri: Duhet patjetër veting i përgjithshëm që merit sistemi të vendoset si standart

Shpërndaje

Grupi punues për “veting” në MPB sot e ka mbajtur mbledhjen e parë punuese. Ekspertët thonë se duhet që të konstatohen kritere të ashpra në bazë të të cilave do të kryhet kontrolli i të punësuarve, ndërkaq ky proces duhet që të zgjerohet edhe në institucione tjera.

Thuajse dy vjet termini “veting” është shfrytëzuar në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq sipas paralajmërimeve duhet që të fillojë fillimisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkaq më vonë sipas kërkesave të propozohet edhe në sektorët tjerë.

Analisti politik, Xhelal Neziri, duke u thirrur në përvojat e disa vendeve në tranzicion vlerëson se procesit të kontrollit duhet ti nënshtrohet edhe tërë administrata.

“Ja për shembull pse të mos ketë “veting” edhe në arsim? Ne kemi mjaft rezultate të këqija në testet PISA në të cilat vendet e rajonit kanë përparim, vetëm shteti ynë ka rënie të kualitetit të arsimit në shkollat fillore dhe të mesme. Të mos harrojmë edhe në arsimin e lartë. Domethënë patjetër të zbatohet “veting” i përgjithshëm që merit sistemi të vendoset si standard”, thotë për Rel, Neziri.