“Nusja e Preshevës” dhe “argati i ndarjes së Kosovës” bëhen bashkë – lënë pas akuzat

Shpërndaje

Sot u panë bashkë në një konferencë dhe shumë të afërt.

Por saktësisht një vit më parë Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kishin drejtuar akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit për ndarje të shtetit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziri, e kishte kritikuar bashkëpartiaken e tij, Osmanin, në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve sa i përket Luginës së Preshevës.

Në një status të tij të publikuar, Haziri iu ishte drejtuar Osmanit me fjalët “nuse e Preshevës” dhe se sipas tij ajo po “shet mend për vota”, njofton Klan Kosova.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”.

“Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën”.

“Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!”