Propozimi i Aleancës nënkupton Protektorat mbi Drejtësinë në R.M.Veriut

Shpërndaje

Skandalet korruptive në Maqedoninë e Veriut s’kanë të ndalur,shpresa e qytetarëve ishte PSP e cila doli si rezultat i Marrveshjes së Përzhinos me të cilën filloi dhe rrëzimi regjimit dhjetvjeçarë Gruevski-Ahmeti,por tani më PSP duket se ka shkuar në histori përshkak të aferës së fundit “Reket” e cila në mënyrë direkte implikon kryeprokurorën Janeva.

Besimi i qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut duket qartë se ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Partitë politike parlamentare kanë dalë me propozime rreth fatit të PSP dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

LSDM dhe VMRO po taktizojnë rreth kësaj çështje,kurse BDI ka zgjedhur heshtjen.

Më e qartë dhe më konkrete në idetë dhe propozimet e saja ka qenë Aleanca e Ziadin Selës e cila këmbëngulë për një Prokurorë nga vendet e BE-së si mundësi për të zgjidhur ‘ngërçin” që ka kapluar sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Në faktë,një prokurorë nga BE-ja don të thotë ,,protektorat mbi drejtësinë në Maqedoninë e Veriut”

Ky propozimë shum i logjikshëm dhe në kohë të qëlluar i Aleancës për Shqiptarët duket se mundë të jetë zgjidhja e vetme për të shpëtuar qytetarët nga një “kaos” i vërtet me drejtësinë në R.M.V.

Skandali i fundit “REKET” gjithnjë e më shumë po na bindë se ,,kapja” e drejtësisë nga ana e krimit është nyje që nuk mundë ta zgjidhin faktorët vendorë pa intervenim nga faktori ndërkombëtarë.