Regjimet totalitare duhet të dënohen për kr*imet kundër njerëzimit, jo të ndihmohet rikthimi i tyre në pushtet!

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Nga shkon LDK-ja dhe ku dëshiron ta çojë Kosovën me udhëheqës të përfshirë në kr*ime të ish regjimit komunist serb-jugosllav?

I

Sipas parimeve demokratike dhe rekomandimeve që dalin nga dy Rezolutat e Këshillit të Evropës 1096 (1996) dhe 1481 (2006), edhe partitë tjera politike do të duhej të shkunden nga themeli, të pastrohen nga personat e përfshirë në kr*ime kundër shqiptarëve nga ish regjimi komunist serb-jugosllav (përmes agjenturave të tyre), si dhe në korrupsion e kr*ime të rënda kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

II

Kjo nuk është çështje individuale, për hakmarrje dhe inate, por çështje e vlerave dhe parimeve demokratike.
Ata që kanë gjak shqiptari nuk mund ta tolerojnë këtë llum të kalojë mbi rrëketë e gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës!

III

Po të ishte Kosova shtet ligjor dhe me demokraci të konsoliduar, partitë politike që promovojnë frymë neokomuniste dhe zgjedhin udhëheqës të përfshirë në kr*ime nga ish regjimet totalitare komunist, sipas:

Rezolutës 1096 (1996) së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi masat për shpërbërjen e trashëgimisë së sistemeve totalitare ish komuniste; dhe

Rezolutës 1481 (2006) së Këshillit të Evropës për nevojën e dënimit ndërkombëtar të kr*imeve të regjimeve totalitare komuniste;

– do të rishqyrtohej veprimtaria e mëtejshme, apo do të ndalohej me ligj partia politike që ndërmerr veprime dhe aktivitete në kundështim me këto Rezoluta dhe me parimet universale për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;
– do të dënoheshin personat e përfshirë në kr*ime me veprimet e tyre në ish sistemet komuniste totalitare; dhe
– do të ndërmerreshin masa ligjore ndaj personave të cilët në cilëndo formë e tolerojnë, përkrahin dhe mundësojnë rikthimin në pushtet të këtyre personave dhe të kësaj fryme, me këtë edhe të ish sistemit totalitar komunist.

IV

Kjo që ndodh sot në Kosovën e lirë dhe demokratike, me asgjë nuk i ngjan një filozofie politike progresive, por thjesht është një marrëzi e llojit të veçantë, e cila cilësohet si filozofi e nënshtrimit ndaj kr*imit të organizuar.

Nuk mund të mbrohet dhe ndërtohet shteti demokratik dhe ligjor nga shkelësit e parimeve themelore të demokracisë, me njerëz të dyshuar për kr*ime, të cilësuara të tilla me Rezolutat e Këshillit të Evropës dhe akte të tjera ndërkombëtare për dënimin e kr*imeve të regjimeve komuniste totalitare!
Atdheu mbi të gjitha!

(4 gusht 2019)