U bënë 21 vite nga rënia e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës

Shpërndaje

25 Gusht, 1998!

U bënë 21 vite të rënjes heorike të njërit ndër komandantët më emblematikë të UÇK-së, Ismet Jashari me shokë dhe përvjetori i 21-të i brigadës tonë me të njëjtin emër, “Brigada 121 Ismet Jashari-KUMANOVA”.

Lufta e lavdishme e Ismetit me bashkëluftëtarë, është bërë gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me kthesën historike, duke e kthyer idealin në guxim, qëndresë dhe rezistencë ndaj armikut.
Me që rast, ju njoftojë se nesër, me 25 Gusht, duke filluar nga ora 10:00 do të jemi në Kleckë, për të përkujtuar Ismet Jasharin dhe dëshmoret tjerë, ndërkaq nga ora 11:00 do të jemi në fshatin Javor, në zbulimin e bustit tek shkolla SHFMU “Ismet Jasharit-KUMANOVA”.

Lavdi Ismet Jasharit dhe dëshmorëve tjerë!

H.SH