Zaevi kërkon mbështetje, Mickovski zgjedhje

Shpërndaje

Të gjitha subjektet politike t’i mbështesin vendimet me të cilat rrumbullakohen reformat, për humbje përfundimtare të “shtetit të robëruar”, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për shoqëri në të cilën askush nuk do të privilegjohet dhe amnistohet, porositi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para opinionit me rastin e ngjarjeve të fundit me Prokurorinë Speciale Publike dhe propozim-ligjin për Prokurori Publike. “Ne jemi para hapit final për çlirimin e gjyqësorit nga kthetrat e regjimit i cili është prapa nesh. Është e madhe përgjegjësia te subjektet politike në këtë luftë për shtet juridik. Por, përgjegjësi më të madhe ka partia e cila i solli padrejtësi shtetit dhe Mickovski si njëri i parë i asaj partie. E di që ju, qytetarët jeni lodhur nga bojkotimet dhe vonesat politike dhe se kërkoni hapa vendimtarë. Për këtë unë do të vazhdoj që edhe me më shumë vendosmëri të thërras dhe bind opozitën që t’i mbështesë reformat… (koha)