Zjarr i madh në zonën e Shëngjini në Shqipëri

Shpërndaje

Sikurse shihet edhe nga materiali filmike, në zonën e Shëngjini në Shqipëri, zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Mësohet se zjarri ka rënë një natë më parë dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në afërsi të portit, duke rrezikuar edhe varrezat e qytetit dhe banesa e biznese.

Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë shqetësuese ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa për të neutralizuar vatrat e zjarrit.