Zjarri në Veles, ndalohen katër persona (VIDEO)

Shpërndaje

Katër persona janë ndaluar në stacionin policor të Velesit. Ata dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin në afërsi të liqenit “Mlladost” në Veles, konfirmojnë nga Ministria e Brendshme.

Të ndaluarit kanë deklaruar se kishin punuar me një makinë për prerjen e hekurit, ndërsa shkënditë nga makina kanë shkaktuar zjarr të cilin ata ishin përpjekur ta shuanin, por që kishin dështuar.

Punëtorët kanë qenë duke punuar në një objekt privat në afërsi. Pritet që prokurori publik të vendos për personat e ndaluar.