Ahmeti: Po të doja do ta ndaja Maqedoninë në vitin 2001, ja oferta që më ishte bërë?!

Shpërndaje

“Po të doja të ndaja Maqedoninë, do ta pranojë ofertën për ndarje në vitin 2001”, ka thënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën e fundjavës në javoren maqedonase “Fokus”. Ai ka dhënë detaje lidhur me këtë ofertë që i është bërë në vitin 2001, kur ishte shef politik i UÇK-së, ndërsa siç dihet ky plan ishte nga akademikë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, por që ishte promovuar edhe nga ish-kryeministri Lubço Georgievski. Ahmeti në këtë intervistë flet edhe për mundësinë e tërheqjes së tij nga kreu i BDI-së, për opsionet se a do të koalicionojnë me VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve të ardhshme, për rastin e Lagjes së Trimave, “Monstra”, Prokurorinë Speciale si dhe tema të tjera për zhvillimet në vend dhe rajon.

Linku ne vazhdim eshte ne gjuhen maqedone: https://fokus.mk/vesnik/1250/