Besa Morina sjell baladën më ‘drithëruese’ që keni dëgjuar

Shpërndaje

Besa Morina ka sjellur një baladë mjaftë drithëruese.

“A ki me ma ditë” është kënga me e re e Besa Morinës, një këngë kjo pikërisht për stinën e verës, ku edhe baladat vinë si trend pas këngëve ritmike.

Pas këngëve ritmike, që I kemi parë gjatë tërë stinës së verës, tanimë është kohë për balada.

E tillë është edhe kënga “A ke me ma ditë”, që është një këngë që përçon mesazhe të një dashurie të sinqertë, por që në këtë rast nuk është e njëanshme, pasi që për këtë sakrifikon vetëm një femër.

Kënga është e ndërtuar me emocione të zjarrta për një dashuri të pakufishme të një vajze por që e tërë kjo nënçmohet nga gjinia e kundërt.

Është një baladë e këndshme kjo, që përcillet me mesazhe të dhimbshme, një mesazh për sakrificën që bëhet për dashuri e që është shkruar nga tekstshkruesja Aida Baraku, kurse muzika është punuar nga Armend Rexhepagiqi me orkestrim të Ardian Kastrati.

Xhirimet e këtij videoklipi janë punuar në Kosovë nga produksioni Videoart.