Mickoski: Plani i Zaevit ishte të mos arrihet marrëveshje

Shpërndaje

Informatat e LSDM-së, gënjeshtra dhe spekulime që kanë për qëllim defokusimin nga shkaqet kryesore për mosarritjen e një marrëveshjeje”, tha Mickoski sipas të cilit LSDM-ja udhëhiqet nga njerëz që nuk duan drejtësi, që ikin nga drejtësia dhe që nuk dëshirojnë që të funksionoj shteti i së drejtës.

“Dëshirojmë të njoftojmë opinionin për takimin e djeshëm dhe ta përcjellim gjithë situatën nga takimi mi djeshëm. Lufta e Zoran Zaevit ishte që të mbrohet nga përgjegjësia, kishte për qëllim të kontrolloj Prokurorinë. Ai kontroll i nevojitet që të mos përgjigjet për “Reket”, e në fakt edhe për “Reket 1”, “Reket 2”, “Reket 3” e kështu me radhë. Zoran Zaev bëri përpjekje që të mbroj edhe bashkëpunëtorët e tij. Plani i Zaevit ishte që të mos arrihet marrëveshje”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.