“Mon.stra”, Ish ministri Janakievski zbulon pse u vr.a peshkatari!

Shpërndaje

Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i “Bombave”. Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Milke Janakievski i cili disa here bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

Në një nga “bombat” të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vr*asjen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është pare me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminel, ndërsa peshkatari nga Cresheva është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

“Janë vr*arë “rafal” dhe në kokë i kanë gjuajtur, shumë keq. Fëmijët nuk ishin kriminel, por fëmijë të qetë,. Ndërsa ky i moshuari sigurisht është vr*arë pasi ka qenë dëshmitarë”, i thot Janakievski bashkëbiseduesit në njërën nga bombat.

Gordana Jankullovksa në një bisedë me Sasho Mijallkov i tregon se duhet te lirohet një i paraburgosur për shkaqe shëndetësore, pasi siç shprehet Jankullovka, këtë e kërkon edhe Blermi Bexheti. Ajo më tej thotë se duhet te lirohet sepse nuk ka qenë sulmues por logjistikë e sulmit, andaj duhet të lirohet sepse nuk mund t’i prishim raportet me partnerin e koalicionit, sepse do te kemi zgjedhje se shpejti.

Jankullovska: Duhet te lirohet sepse nuk ka qenë sulmues por logjistikë e sulmit, andaj duhet të lirohet. Këtë e kërkon edhe Blermi Bexheti, nuk mund t’i prishim raportet me partnerin e koalicionit, sepse do te kemi zgjedhje se shpejti.

Mile Janakiuevski: I vr*ari i pestë, peshkatari është vr*a se ishte dëshmitar.
Gordana Jankullovksa: Nuk ka pasur vr*asje më të rënd në historinë e Maqedonisë.
Mile Janakievski: Më keq se “Karpallaku”

Kjo është vetëm një pjesë nga “Bombat” të cilat po dëgjohen në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Mon*stra”.