Teuta Arifi lavdërohet me riparimin e shkollës së mesme tekstile, por harron se emrin e ka “GJOCE STOJÇEVSKI”

Shpërndaje

Kryetarja e Komunës së Tetovës me fillimin e vitit shkollor ka bërë inspektimin e riparimit të SHMPK Tekstile ‘Gjoce Stojçevski” ku është lavdëruar para kamerave kinse ka bërë diçka, por harron se shkolla me nxënës shumica shqiptarë ende mban emrin “GJOCE STOJÇEVSKI” dhe nuk ka guxim apo nuk ka fuqi për t’ia ndërruar emrin. Gjithashtu vlen të theksohet se kjo nuk është shkolla e vetme që mban emrin “maqedon”, por thuajse të gjitha shkollat e mesme dhe fillore në Tetovë mbajnë emra “maqedon”. Shtatori do ta gjejë shkollën e mesme tekstile të riparuar tërësisht, por me emrin e vjetër “GJOCE STOJÇEVSKI”, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Tetua Arifit:

Shtatori do ta gjejë shkollën e mesme tekstile te riparuar tërësisht. Pas investimeve në lyerjen e hapësirave të jashtme të shkollës, ndrimit të dritareve rekonstruksionit të tërësishëm të hapësirave të brendshme, ndrimit të dyerve, nyjeve sanitare dhe instalimit të digjitalizimit të hapësirave, na ngelet që nxënësve të ju urojmë një vit shkollorë shembullorë.

#meZ❤️mër
#PërArsimin