Zbulohet nënshkrimi i një funksionari të BDI-së te aferat e Boki 13-shit?

Shpërndaje

Një funksionar i lartë i BDI-së në ekzekutiv ka nënshkruar disa dokumente që kanë të bëjnë me aferat e Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13, thonë vetë burime partiake në BDI, duke insistuar të mbeten anonime.

Boki 13 tani më shumë se një muaj gjendet në burgun e Shutkës si i dyshuar kryesor te afera Reket, kurse në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe emri i funksionarit të BDI-së në fjalë, thonë burimet partiake. “Sipas komenteve të paraqitura, bëhet fjalë për një funksionar nga Tetova, i afërt me krahun e kryetares së komunës Teuta Arifi nëse nuk janë prishur mes veti ndërkohë”, theksojnë të njëjtat burime partiake.

Ata shtojnë se në parti ka filluar të paraqitet panik për shkak të këtij rasti dhe paralelisht kanë filluar përgatitje për distancim nga funksionari në fjalë, për ta paraqitur atë si “funksionar apartiak, e jo funksionar i BDI-së.”/gazetalajm/