Sela nga Zvicra: “ZEMRA MAL” (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi para pak ditësh arritën koalicion parazgjedhor, ndërkaq sëbashku kanë filluar edhe aktivitet e tyre parazgjedhore. Takimet që kishte filluar Sela me diasporën do ti bashkangjitet edhe Alternativa në krye me Gashin.

Në takimin e rradhës me diasporën shqiptare i cili mbahet sonte në Winterthur të Zvicrrës në Hotel Töss, të cilët prezent janë dy liderët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Mërgata shqiptare me eufori po pret 12 prillin për të ardhur të votojë në vendlindje dhe për të bë ndryshimin pozitiv, siç e bëri diaspora në Kosovë duke votuar për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Në bashkëbisedimin e zhvilluar, mërgimtarët kanë shprehur qartë pakënaqësinë me situatën në vendlindje, duke premtuar se nga mosha 18 deri 88 do të vijnë për të bë ndryshimin e shumë nevojitur.

Nga informatat në teren thuhet që mbi 2.000 simpatizues sonte në Zvicër kanë pritur dy liderët z.Ziadin Selen dhe z.Afrim Gashin.

Postimi i Ziadin Selës në facebook: