Bekim Jashari e pranon se ekziston një video ku Adem Jashari fton shokët të kthehen nga perëndimi

Shpërndaje

Bekim Jashari sonte në Debat Plus ka konfirmuar se ekziston një video përmes së cilës heroi Adem Jashari kishte ftuar shokët e tij nga perëndimi që të kthehen dhe të luftojnë në Kosovë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

“Ekziston një video ku Adem Jashari ju bën thirrje shokëve që të kthehen nga perëndimi. Aty përdor edhe emra. Ka plot video që nuk i kemi publiku. Vec një 10 përqindësh është publiku. Sa të është mixha gjallë, mixha vetet për videot”, ka thënë ai.

“Milaim Zeka i ka krejt videot e digjitalizuara”, thotë Bekim Jashari.