Koha kur Vlora Çitaku në Facebook shkruante që rinia shqiptare nuk meriton të ardhme pa e përfaqësuar PDK-në

Shpërndaje

Ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, sot edhe zyrtarisht pranoi dorëheqjen nga Uashingtoni si ambasadore pasi ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca sot kishte propozuar largimin e saj.

Ajo përmes një një reagimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen nga Uashingtoni pasi ka kuptuar se më nuk është e dëshiruar nga Republika e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në një nga faqet e Çitakut në vitin 2013, kishte shkruar se rinia shqiptare nuk meriton të ardhme në shtetin e Kosovës nëse ata nuk përfaqësojnë shtetin si PDK.

“Rinia Shqiptare nuk e meriton një të ardhme në shtetin tonë nëse ata nuk na përfaqësojnë neve si PDK”, kishte shkruar Çitaku.

Në postimin e sotëm në Facebook, ajo tha se sot ka kuptuar që është e padëshiruar nga Republika e Kosovës ndërkaq vite më parë Çitaku e lidhte ardhmërinë e rinisë shqiptare si përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës./ Gazeta Sinjali/