Koronavirusi / Pendarovski: Këshilli i Sigurimit vendosi të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend (Video)

Shpërndaje

Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerëson se, për momentin, nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin si pasojë e virusit korona.

Presidenti Stevo Pendarovski i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit tha se nëse ka nevojë gjatë ditëve të ardhshme, Këshilli do t’i propozojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës edhe në komuna të tjera.

Pendarovski tha se vendi po menaxhon gjendjen më mirë se vendet tjera të rajonit dhe apeloi tek qytetarët që me përpikmëri të zbatojnë masat duke e bërë të ditur se kriza do të zgjasë edhe për shumë kohë.