Ky është personi qe e udhëhoqi luftën kundër Jasharëve (Foto)

Shpërndaje

Gazeta “Zëri” ka siguruar një dokument (“Sluzbena beleska”) të MUP-it të Serbisë, në të cilin përshkruhen në detaje veprimet e të ashtuquajturës Njësia për Operacione Speciale e MUP-it të Serbisë, që udhëhiqej nga Milload Ulemek – Legija (në vitin 2003 ai kishte vr*arë kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjinxhiq) në luf*tën e 5, 6 dhe të 7 marsit në Prekaz.

Sipas këtij dokumenti, më 5, më 6 dhe më 7 mars 1998 janë vr*arë 66 shqiptarë, dy pjesëtarë të JSO-së dhe janë pla*gosur 9 pjesëtarë të SAJ-it. Si rrodhi varrimi i Jasharëve? Fillimi i marsit të këtij viti shënon 22 vjet të luf*tës së lavdishme të Jasharëve me forcat policore e ushtarake të Serbisë. Më 5 mars të vitit 1998 mbi 5 mijë policë e ushtarë serbë zbarkuan në lagjen e Jasharëve në Prekaz, për të nisur luf*tën me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me familjen e tij dhe me Jasharët e tjerë, shkruan gazeta “Zëri”. Pas tri ditësh luf*te të pabarabartë, me ç’rast Serbia përdori edhe artilerinë e rëndë, ra heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari me 20 anëtarë të familjes së tij, si dhe 36 Jasharë të tjerë, burra, gra e fëmijë. Kishte shpëtuar vetëm vajza e Hamzë Jasharit, Besarta, e cila atëherë ishte 11 vjeçe.