Mali i Zi/ Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus

Shpërndaje

Ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi më Malin e Zi.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë u ishin nënshtruar testeve.

Sipas autoriteteve vendase rastet e reja janë të lidhura me rastet e para të njoftuara në Podgoricë e Ulqin. Shteti i Malit të Zi ka ndërmarrë masa të rrepta në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.