Mendje gjeniale: Bill Gates e kishte parashikuar koronavirusin në vitin 2015 (Video)

Shpërndaje

Koronavirusi po shkakton dëme të jashtëzakonshme nëpër botë, derisa ditë pas dite po shtohen rastet e infektimit me pandeminë.

Evropa duket Kontinenti më i goditur nga kjo pandemi, pavarësisht se zanafila e saj besohet të jetë në Kinë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, se bota nuk është e gatshme të përballej me diçka të tillë, Bill Gates e kishte parashikuar vite më parë.

Periskopi ka gjetur një video nga viti 2015, ku Gates shihet para një audience të madhe, teksa thotë:

“Më shumë ka gjasa që një epidemi të vr*as njerëz në dhjetë vitet e ardhshme, se një luftë,” kishte thënë Gates.

“Jo raketat, por mikrobet. Tani, pjesë e arsyes për këtë është se ne kemi investuar shumë në materiale nukleare, por kemi investuar shumë pak në një sistem që ndalon epidemitë.

“Nuk jemi të gatshëm për epideminë e radhës.

“Nëse e shikojmë Ebolën, problemi nuk ishte se sistemi nuk funksionoi, problemi ishte që ne në fakt nuk patëm sistem fare.”

“Nuk jemi të gatshëm për epideminë e ardhshme,” ishte shprehur pronari i “Microsoft” më 2015. /Periskopi.com/