Momente emocionuese: E gjithë familja e Adem Jasharit në Kuvend (Foto)

Shpërndaje

Rifat Jashari, kryefamiljari i familjes të komandantit Legjendar Adem Jashari, po merr pjesë si i ftuar i veçantë në seancën e organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder dhe në kujtim të veprës së familjes Jashari.

Rifat Jashari, shihet i shoqëruar nga gjeneratat e reja të familjes Jashari.

Kujtojmë se në mars të vitit 1998, janë flijuar 56 anëtarë të familjes Jashari.

Ndryshe, që nga sot nis Epopeja e UCK-së, për të cilën edhe nxënësit e shkollave fillore kanë mësuar në orën e parë. Ajo vazhdon edhe më 6 e 7 mars, ku përfundon me natën e zjarreve.