Pjesëtarë të Armatës angazhohen në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Shpërndaje

Nga kazerma e Tetovës pasdite u nisën 50-të pjesëtarë të Armatës drejt komunave Dibër dhe Qendër Zhupa. Para nisjes ata i vizitoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, e cila e vizitoi edhe Qendrën operative në kazermë, që do të udhëheqë me angazhmanin e Armatës për pengimin e përhapjes së virusit KOVID-19.

Angazhimi i Armatës ndodh pas iniciativës së Qeverisë, të cilën presidenti Stevo Pendarovski e miratoi.

“Që prej sot Armata është e gatshme të jetë në përkrahje të autoriteteve civile dhe të MPB-së. Ky është ekipi i dytë, i cili niset për Dibër. Gjatë periudhës së kaluar në dhe jashtë shtetit konsideronin se nuk duhet shpejtë të ndërmerren hapa dhe se nuk duhet të jemi radikalë. Ne si Qeveri kishim qëndrim të ndryshëm, vlersonim se çelësi në situata të tilla është në reagimet e shpejta dhe ndonjëherë kemi marrë vendime mjaft restriktive. U tregua se kjo ishte mirë”, tha Shekerinska.

Ajo porositi se kriza mund të tejkalohet vetëm nëse të gjithë u përmbahen masave dhe rekomandimeve.