Rama: Për Ilir Metën ka ardhur momenti, “o sot o kurrë”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi, se për Ilir Metën, këto janë momente deçizive.

“Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment o sot o kurrë.

Sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e pafshirë me gomën e pazareve politike kur vjen puna te drejtësia.

Sot gjykatësit e korruptuar nuk janë garanci, por janë dhe do të jenë në hallin e tyre. Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një dërrme krimit të organizuar.

Unë po ju them kaq, doni nuk doni ju krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetër të vet”, tha Rama.

“Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 cohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri”, vijoi Rama.(TemA)