Thaçi: Pa u hequr vizat nuk ulem në tavolinën e bisedimeve në Bruksel

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur para gazetarëve pas takimit që kishte me delegacionin franko-gjerman të këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.Thaçi deklaroi se u ka bërë të qartë përfaqësuesve se vizat për Kosovën duhet të hiqen menjëherë që të vazhdojë dialogu në Bruksel. Por ai tha se nuk mori ndonjë zotim për këtë kërkesë.“Nuk pashë qartësi sot për anjë çështje. Fillimisht liberalizimi i vizave pastaj ulemi diskutojmë. Përderisa nuk ndodh liberalizimi i vizave, së paku unë si president, nuk ulem në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, deklaroi Thaçi.Ai tha se BE – ja duhet ta shoh dhe ta respektojë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran.“E në asnjë rrethanë të përputhë mendimin dhe qëndrimin e vet, të shumicës së vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën, me opinionin e 5 vendeve të BE-së që se kanë njohur Kosovën”, u shpreh ai pas takimit.

“Nuk mund të luajë rol të mëtutjeshëm në procesin që mendohet me të ngarkuar special nga vende që se kanë njohur Kosovën dhe nga persona që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, tha tutje ai duke iu referuar emërimit të pritshëm të ministrit sllovak tv punëve të jashtme, Miroslav Lajcak, si emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.Thaçi tha se e mirëpret rolin e SHBA-ve në dialogun me Serbinë, që sipas tij Kosova e ka kërkuar kohë më parë.“Roli i SHBA është i pazevëndësueshëm në mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serb. Ne të gjithë liderët jemi të zëvendësueshëm, partneriteti me SHBA është i përjetshëm. Nuk duhet të cënohet partneriteti me SHBA për një grusht vota”, tha presidenti i vendit.